×
  • Lajme
  • Lajme / Seanca konstituive

    PDK vendos të hënën nëse do t’i votojnë VV-së Kryetarin e Kuvendit

    Reporteri
    10 Prill 2025 | 19:51

    Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se kjo parti do të marrë vendim të hënën nëse do t’ia votojë Lëvizjes Vetëvendosje kandidatin për kryetar të kuvendit.

    Çitaku tha se vendimi i Gjykatës Kushtetuese në lidhje me pozitën e kryetarit të kuvendit është i qartë, se ai i takon grupit më të madh parlamentar, në këtë rast grupit të LVV-së.

    “Vendimi i Gjykatës Kushtetuese në lidhje me pozitën e kryeparlamentarit është i qartë, ai i takon grupit më të madh parlamentar. PDK-ja në të kaluarën nuk e ka votuar kandidatin e LVV-së por as s’e ka bllokuar seancën”.

    “Vendimin për këtë çështje do ta marrim të hënën. Përtej numrave, përtej votimeve për një pozitë, PDK-ja insiston që debati te kthehet te çështjet e rëndësishme”, tha Çitaku në Klan Kosova.

    Tutje, ajo foli edhe situatën brenda partisë, ku tha se PDK-ja është më e bashkuar dhe më e unifikuar se kurrë.

    “PDK-ja është më e bashkuar se kurrë, më e unifikuar se asnjëherë më parë dhe nuk kam asnjë fije dyshimi në besnikërinë që deputetët e PDK-së kanë karshi programit, projektit dhe siglës nën të cilën kanë garuar në zgjedhje”, tha ajo.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!