Partia Demokratike e Kosovës ka kërkuar sot në Kuvendin e Kosovës që Buxheti për vitin 2025 të mos vihet fare në votim në lexim të dytë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Sipas shefit të grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri këtë periudhë kanë dalë një mori planifikime kriminale, ndërsa përmendi këtu grantet dhe subvencionet në Ministrinë e Bujqësisë, dhe ai tha se këto planifikime do të vazhdojnë edhe për vitin 2025.
Ai tha se partia ku ai bën pjesë s’duan ta mbështetin “këtë planifikim kriminal”.
“Ne emër të PDK-së, kërkoj që ky buxhet të mos vihet fare në votim të leximit të dytë. Tash kanë dalë një mori planifikimeve kriminale, duke filluar nga MB që janë planifiku nga viti 2023 për vitin 2024, dhe ato projekte fatkeqsisht do të vazhdojnë edhe në vitin 2025. Votimi i këtij Projekt Buxheti do të thotë mbështetje e një planifikimi kriminal, mbi ato subvencione dhe grante të cilat janë të planifikuara, dhe tashmë kanë filluar t’i marrin edhe paratë ata që janë të involvuar në këto skema kriminale, dhe votimi do të thotë mbështetje e këtyre skemave kriminale. Ky është buxhet i kontaminuar, buxhet që mbështet skema krimianale. Do duhej ti nënshtrohej një diskutimi të thellë, e jo në procedura të shkurtuara”, tha Tahiri para deputetëve në Kuvendin e Kosovës.
Tahiri i PDK-së tha se në leximin e parë s’kanë qenë të njohura këto fakte që familjarë të deputetëve e ministrave e të qeverisë kanë përfituar qindra mijëra euro të nga buxheti i vitit të kaluar, dhe sot që tashmë i kanë të njohura, atëher me vetdije s’mund ta përkrahin atë.
“Në leximin e parë si kemi pas të njoftuara faktet që kanë dalë më tutje se si familjarë të qeverisë kanë përfituare qindra mijëra euro nga buxheti i vitit të kaluara. Sot i kemi tlë njohura, dhe vazhdimi i votimit të këtij buxheti, do të thotë që me vetdije të plotë po i përkrahim këto skema kriminale”, tha deputeti i PDK-së.
“Kjo do të thotë që këta njerëz do vazhdojnë t’i marrin edhe në vitin tjetër, po kërkoj që kjo mos të ndodhë, ti bllokojmë këto skema krimianle dhe mendoj që edhe një herë ti nënshtrohet vlerësimit të deputetëve ky dokument dhe te shohim si mund ti evitojmë këto keqpërdorime
Smund ta bëjmë punën e prokurorit e hetusit, por atë të deputetit. Si PDK, kërkoj që ky projekt të kthehet mbrapa dhe t’i nënshtrohet vlerësimit të deputetëve, dhe të na jepet hapësirë e mjaftueshme kohore”, tha ai.
/Reporteri.net/