Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, ka zyrtarizuar Shaqir Hetemin si kandidat për kryetar të Leposaviqit.
Krasniqi përmes një postimi në Facebook thotë se vota e qytetarëve për Shaqir Hetemin do të jetë votë për të mos u shpërngulur.
Postimi i Krasniqit:
Shaqir Hetemi me shembullin e vet ka dëshmuar se qëndrimi në shtëpinë dhe tokën e vet, në shtetin e vet, është mision përtej angazhimit politik. Ai po e dëshmon se gara elektorale e PDK-së, do të jetë në tërë Republikën e Kosovës, edhe në Leposaviq, si në të gjitha komunat tjera.
Shaqiri e do vendlindjen, e do Kosovën dhe ne e përkrahim fuqimisht.
Vota e qytetarëve për Shaqir Hetemin do të jetë votë për të mos u shpërngulur, votë për të vazhduar qytetarët jetën në shtëpitë e veta, në trojet e veta, në shtetin e vet, pa dallim.