Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka bërë një akuzë të rëndë ndaj deputetit Behgjet Pacolli.
Ai thotë se emri i Behgjet Pacollit figuron në dosjen e vrasjes së njërit prej heronjve më të shquar të historisë së Kosovës, shkruan Reporteri.net.
“Behxhet Pacolli, po të drejtohem shumë gjakëftohtë. Shumë faleminderit për këshillën more “trim altruist”.
Po prej se e kam kuptu që emri yt figuron në dosjen e vrasjes së njërit prej heronjve më të shquar të historisë së Kosovës, unë ty të llogariti diçka tjetër”, ka shkruar Peci.
Ky reagim i Pecit vije pasi që Behgjet Pacolli tha se reagimi “emocional” i ministrit të Bujqësisë, Faton Peci, jep përshtypjen se akuza se ky dikaster i dha padrejtësisht grant 100 mijë eurosh vëllait të deputetes së Vetëvendosjes, Fitore Pacolli “është e vërtetë”. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.