Deputeti Faton Peci pas ndërprerjes së seancës konstituive të Kuvendit ka thënë se Lista Serbe duke abstenuar dhe partitë shqiptare e pamundësuan konstituimin e Kuvendit.
“Një gjë të tillë e e pamundësoi Lista Sërpska me abstenim dhe opozita duke votuar kundër. Kjo është një rrethanë e re që në aspektin ligjor, kushtetues dhe rregullores së Kuvendit nuk është e paraparë dhe e definuar. Rrjedhimisht kryesuesi i seancës ka vendosur që për një situatë të tillë t’i drejtohet Presidentes dhe është në diskrecionin e presidentes që të kthejë një përgjigje ose t’i drejtohet gjykatës Kushtetuese.”, tha ai.
Kjo është një rrethanë e re tha Peci, shkruan gazeta online Reporteri.net.
“Ajo që dihet që Lista Sërpska dhe opozita e pamundësoi zgjedhjen e kryetarit.”, tha Peci. Ai nuk e tregoi emrin e kandidatit për kryeparlamentar.
Peci po ashtu foli edhe për dorëheqjen e kabinetit qeveritar.
Po ashtu Peci tha se përkundër që kanë dhënë dorëheqje ai do të kthehet në zyrën e ministrit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.