×
  • Lajme
  • Lajme / Konstituimi i Kuvendit

    Peci e Murati deklarohen para seancës: Kandidate për Kryeparlamentare vazhdon të jetë Albulena Haxhiu

    Reporteri
    23 Prill 2025 | 9:44

    Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati dhe Faton Peci, janë deklaruar para vazhdimit të seancës konstituive.

    Murati ka thënë se shpreson që partitë të kenë reflektuar e që të vazhdohet me konstituimin e Kuvendit.

    “Po vazhdojmë edhe sot në seancën e radhës. Uroj që sot ngjashëm sikur në procesin e kalum, pra opozita të kenë reflektuar në mënyrë që të vazhdojmë me konstituimin e Kuvendit. Sic edhe e dini konstituimi i Kuvendit nuk është detyrë vetëm e subjektit fitues por detyrë e gjithë deputetëve”, ka deklaruar Murati.

    Ndërkohë, Peci ka thënë se kandidatja e VV’së për Kryeparlamentare vazhdon të mbetet Albulena Haxhiu, shkruan Reporteri.net.

    Ai përmendi takimin e thirrur nga Kryesuesi Avni Dehari.

    “Kandidatja është e njëjtë. Para se me fillu seanca ka një takim të inicum nga grupi parlamentar i VV’së që kryesohet nga Avni Dehari. Rrjedha e seancës do të varet nga diskutimi dhe gatishmëria e të gjithë partive për me gjet një rrugëzgjidhje për me konstitu Kuvendin”, deklaroi Peci.

    Ai tha se Kosova ke nevojë për Kuvend dhe Qeveri funksionale.

    “Mendoj që duhet me I thirr zërit të arsyes e me gjet një rrugëzgjidhje me dalë nga kjo situatë. Kosova ka nevojë për institucione, ka nevojë për Kuvend , ka nevojë për Qeveri funksionale”, ka deklaruar Peci./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!