×
  • Lajme
  • Lajme / Dokument

    Peci jep tender për goma të dimrit për veturën e Burdushit që iu dha në shfrytëzim, kontrata u nënshkrua pas afatit për ndërrimin e tyre

    Reporteri
    25 Nëntor 2024 | 18:47

    Pesë ditë pas përfundimit të afatit për vendosjen e gomave të dimrit, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka shpallur tender për furnizim me goma dimri për veturën luksoze “Audi A7”. Sipas raportimeve të mediave, kjo veturë ka qenë në pronësi të Hysri Peqanit i njohur si Burdushi, por që më pas i ishte dhënë në shfrytëzim Ministrit Faton Peci, shkruan Reporteri.net.

    Sipas Ligjit për Rregullat e Trafikut Rrugor, automjetet duhet t’i kenë pajisjet dimërore nga 15 nëntori e deri më 15 mars, derisa tenderi i Ministrisë është shpallur më 20 nëntor.

    Kontrata për furnizim me këto goma është nënshkruar para tri ditësh me kompaninë “Goma Pro SH.P.K”, me vlerë prej 992 euro, ku parashihet furnizimi me katër goma.

    Ligji parasheh dënime për shoferët që gjatë dimrit, periudhë që përfshin kohën ndërmjet 15 nëntorit dhe 15 marsit, ngasin automjetet e tyre pa pajisje dimërore.

    Sipas Ligjit, pa vendosjen e pajisjeve dimërore, automjeteve u ndalohet qarkullimi. Shoferi i mjetit që vepron në kundërshtim me këtë ligj, dënohet me kundërvajtje prej 40 euro, derisa me gjobë 60 euro dënohet edhe personi juridic apo institucioni publik në emër të të cilit dhe brenda autorizimeve të të cilit ka vepruar shoferi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!