×
  • Lajme
  • Lajme

    Peci: Meliza Haradinaj ia pamundësoi pjesëmarrjen Vjosa Osmanit në ceremoninë e njohjes nga Izraeli

    Reporteri
    02 Shkurt 2021 | 20:43

    Në një reagim në Facebook, Faton Peci, shef i kabinetit të u.d. Presidentes, Vjosa Osmani, ka akuzuar Ministrinë e Punëve të Jashtme për dëmtim të shtetit të Kosovës. Ai ka thënë se MPJ nuk ka lejuar adresimin e Osmanit në ceremoninë e nënshkrimit të njohës reciproke Kosovë-Izrael.


    Peci ka thënë se Osmani ka qenë e gatshme të jetë prezentë në këtë ceremoni.

    “U.d. Presidentja Osmani ka shprehur gatishmërinë të jetë prezente në këtë ceremoni, por pjesëmarrja i është pamundësuar nga ana e Ministrisë së Punëve të Jashtme, e cila e ka shkelur Protokollin shtetëror, duke i pamundësuar Presidentes të ketë adresim dhe po ashtu duke i pamundësuar rolin në ceremoni që i takon sipas praktikave dhe protokollit”, thuhet në reagim, shkruan Reporteri.net.

    Tutje Peci ka shkruar se një qasje e tillë e MPJ dëmton kredibilitetin e saj dhe të vet shtetit të Kosovës.

    “Është për keqardhje që MPJD ka instrumentalizuar protokollin e shtetit për të shtyrë përpara agjenda partiake në prag të fushatës zgjedhore” thuhet në reagimin e Pecit.

    Kujtojmë që u.d. Presidentja ka përshëndetur lidhjen e marrëdhënieve diplomatike të Kosovës me shtetin e Izraelit.

    Osmani ka zhvilluar këtë të martë një bisedë telefonike me kryetarin e Knessetit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!