×
  • Lajme
  • Lajme

    Peci nga Zvicra: Mërgata jonë është një shtyllë e fortë e rindërtimit dhe shtetndërtimit në Kosovë

    Reporteri
    19 Mars 2023 | 23:45

    Ministri i Bujqësisë si dhe kryetari i Partisë Guxo, Faton Peci ka vizituar mërgimtarët në Zvicër.

    Peci ka thënë se mërgata në Zvicër ka qenë dhe mbetet me entuziazëm e vullnet pranë atdheut dhe fatit të tij.

    Ai tutje ka thënë se mërgata është një shtyllë në rindërtimin dhe shtetndërtimin e Kosovës.

    Postimi i plotë i tij:

    GUXO NË ZVICËR

    Në një Kuvend impozant në të cilin morën pjesë 120 delegatë, përfaqësues të mërgatës tonë nga të gjitha Kantonet, në St.Gallen u mbajt Kuvendi i Degës për Zvicër i Partisë Guxo.

    Rikujtova rolin historik të mërgatës sonë në mbajtjen gjallë të sistemit shtetëror të Kosovës gjatë viteve 90-ta, rolin e saj në luftë, si dhe rolin e tanishëm që mërgata ka në forcimin e Shtetit të Kosovës.

    Mërgata jonë në Zvicër ka qenë dhe mbetet me entuziazëm e vullnet pranë atdheut dhe fatit të tij, një shtyllë e fortë e rindërtimin dhe shtetndërtimit në Kosovë.

    Kauza që e përfaqëson GUXO, është e ngjeshur fort me vetë sublimimin e idealit që ka mërgata ka për Kosovën, së këndejmi edhe lidhja e fuqishme e GUXO me mërgimtarët tanë, është më shumë se e natyrshme.

    Vetëm të bashkuar e me guxim, mund ta shpiejmë atdheun tek vlerat e vërteta të demokracisë dhe zhvillimit.

    Delegatët, me votim të fshehtë, zgjodhën z.Mehmet Blakajn, Kryetar të Degës.

    GUXO për Atdheun!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!