×
  • Lajme
  • Lajme / Dokument

    Peci ngre kallëzim penal ndaj Lumir Abdixhikut e Paris Gurit disa ditë pasi LDK zbuloi se u dha grante familjarëve të Fitore Pacollit

    Reporteri
    22 Nëntor 2024 | 19:15

    Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, ka ngritur kallxim penal ndaj Kryetarit të LDK’së, Lumir Abdixhiku dhe Kryetarit të Forumit Rinor të LDK’së, Paris Guri, shkruan Reporteri.net.

    Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Peci ka thënë se ata “deshën të konstruktojnë fabrikime duke tentuar t’i shtyejnë fermerët të deklarojnë se përkrahja e marrë në mënyrë meritore, nuk ishte e tillë, por e përfituar me anë të ryshfetit!”

    “Kallxim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe të tjerëve! Sipas ekipit të ekspertëve tanë këta dhe LDK-ja konsumuan këto vepra penale si mashtrimi, shtytja në lajmërim apo kallëzim të rremë, pjesëmarrje ose organizim i grupit kriminal dhe shantazh!”, ka shkruar Peci.

    Ngritja e kallëzimit penal vjen disa ditë pasi zyrtarët e LDK’së nxorën dokumente, përmes të cilave tregohej se Ministria e Bujqësisë u kishte dhënë grante vëllait dhe dajës së deputetes së VV’së, Fitore Pacollit, e cila është edhe Kryetare e Komisionit për Bujqësi.

    Në kallëzimin penal që ka publikuar Peci shkruan se “i dyshuari Paris Guri si pjesë e një grupi kriminal të strukturuar-organizuar, së bashku me disa persona të tjerë, me qëllim të dëmtimit të të dëmtuarve si në aspektin e imazhit politik dhe atij personal, me dashje shtytin personin  (fermerin) e quajtur Hamdi Gashi si dhe fermerë të tjerë të cilët ishin përfitues të granteve nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, që të deklarojnë në publik dhe të bëjnë lajmërim të rremë tek organet e rendit në premtim të shpërblimit material, gjoja se ishin detyruar të ipnin ryshfet tek të dëmtuarit në mënyrë që të bëheshin përfitues të granteve, duke tentuar më pas edhe shantazhimin e të dëmtuarit dhe punonjësve të tjerë të MBRZH’SË”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!