Deputeti i VV-së, Faton Peci ka thënë para seancës konstituive, se qytetarët presin që të bëhet një zgjidhje, ndërsa kërkoi reflektim nga partitë politike, shkruan Reporteri.net.
“Qytetarët presin që ne me ofru zgjidhje, nuk është që skemi bërë lëvizje, por do të kemi kur do të kemi reflektim prej partive, pasi po refuzojnë komisionin për votim, për të kaluar te pika tjetër, për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit”, tha Peci.
Rreth asaj nëse ka pasur takim me Limajn, deputeti i VV-së tha se një i tillë është zhvilluar para dy tre ditësh por që theksoi se nuk e di se në çfarë niveli.
“Negociatat me Limajn i bën Kurti. Takim ka pasur para dy tre ditësh. Dihet tash që në aspektin e qeverisjes, që Nismën e shohim si partner eventual”, tha Peci para gazetarëve.
/Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.