Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, njofton për rikthimin e tokave që janë nën menaxhimin e digasterit të tij.
Përmes një videoje informuese në Facebook, Peci ka thënë se rreth 31h tokë vetëm në dy zona Kadastrale të Pejës dhe Prishtinës, tashmë janë tjetërsuar.
Madje, ministri ka deklaruar se falë përpjekjeve të vazhdueshme për denoncimin e keqpërdorimeve, Zyra Kombëtare e Auditimit e ka ngritur këtë çështje në nivel institucional.
“Rreth 31ha tokë vetëm në dy zona Kadastrale të Pejës dhe Prishtinës janë tjetërsuar. Ndërsa në territorin e Komunës së Prishtinës, kemi gjetur se sipërfaqja e përgjithshme e tjetërsuar është 12ha e 4ari. Falë përpjekjeve tona të vazhdueshme për denoncimin e keqpërdorimeve dhe thirrjeve drejtuar institucioneve, si në Ulpianë, Qyshk, Stankaj dhe Fushë Kosovë, edhe Zyra Kombëtare e Auditimit e ka ngritur këtë çështje në nivel institucional”, thuhet në postimin e Pecit.
Tutje, ministri ka listuar rezultatet e angazhimit të tyre:
-10 ha janë rikthyer në Qyshk të Pejës,
-1.34 ha në zonën industriale Prishtinë-Fushë Kosovë,
-22 aktakuza janë ngritur për ndërtime në pronat e Ministrisë në Stankaj.
Derisa në përfundim, Peci ka thënë që s’do të ndalen së shpalosuri e denoncuari edhe më tutje këto “abuzime” me pronat publike dhe çdo keqpërdorim tjetër.
/Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.