×
  • Lajme
  • Lajme / Bujqësi

    Peci: Rezultatet e politikave të qëlluara po shihen nëpër ara

    Reporteri
    08 Qershor 2025 | 16:05

    Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci, ka vizituar fermerin Burim Pllana në Shtitaricë të Vushtrrisë, një model suksesi në zhvillimin e bujqësisë.

    Burimi kultivon 18 ha lakër, 5 ha lulelakër, patate, brokoli, qepë dhe ka mbi 400 mijë fidane të perimeve.

    Si përfitues i mbështetjes prej 50,000 euro nga Ministria e Bujqësisë, ai ka rritur sipërfaqet e kultivimit të lakrës dhe lulelakrës përkatësisht me 52% dhe 32%.

    Ministri Peci theksoi se rezultatet e politikave të mbështetjes po reflektohen në zhvillimin e qëndrueshëm të bujqësisë.

    Postimi i plotë i Pecit:

    ☀️Mirëmengjesi nga Vushtrria
    👏Burimi, me 750 mijë fidane në vit është burim i zhvillimit të bujqësisë.
    👩‍🌾 Në Shtitaricë të Vushtrrisë, vizitova fermerin Burim Pllana, fermer ky që e takova edhe në vitin 2022 e sot, shumë krenarë se si ai ka zgjëruar veprimtarinë dhe diversifikuar prodhimin.
    Ai kultivon: 18 ha me lakër 🥬, 5 ha me lulelakër, 5 ha me patate 🥔, 1.3 ha me brokoli 🥦, 0.70 ari me qepë 🧅, dhe mbi 400 mijë fidane të specit, trangullit, shalçinit e pjeprit 🌶️ 🍉🥒.
    📈 Këtë vit ndër kulturat perimtare me rritje të theksuar në sipërfaqe janë dy nga të preferuarat e Burimit; lakra me 52% dhe lulelakra me 32%.
    🤝 Burimi është përfitues në vlerë 50,000 euro nga skemat mbështetëse të Ministrisë së Bujqësisë, për investime në pajisje që do ndihmojnë aktivitetin e tij bujqësor.
    🙌 Rezultatet e politikave të qëlluara po shihen nëpër ara!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!