×
  • Lajme
  • Lajme

    Peci rikthen një pronë nën menaxhimin e Ministrisë së Bujqësisë: Pas 20 vitesh i kthehet titullarit

    Reporteri
    23 Tetor 2024 | 10:16

    Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka njoftuar rikthimin e një tjetër prone nën menaxhimin e ministrisë së tij.

    Prona në fjalë shfrytëzohej nga një kompani private deri më tani.

    “Pas më shumë se 20 vitesh, prona i kthehet titullarit / Ministrisë së Bujqësisë.
    Me përkushtim dhe vendosmëri vazhdoj të mbajë premtimin tim për rikthimin e pronave të MBPZHR-së.

    Kësaj radhe në qendër të Prishtinës, në afërsi të objektit të Qeverisë, APK pas identifikimit ka rikthyer në posedim një pronë prej 138 m² në Prishtinë, e cila sipas ligjit për Pyjet (I aprovuar vitin e kaluar) është pasuri shoqërore që i kalon për menaxhim Agjencisë Pyjore të Kosovës.

    Pas një periudhe të gjatë mbi 20 vjeçare, kjo pronë tani i rikthehet titullarit për t’u shfrytëzuar për nevojat e institucionit.
    Pas konfirmimit të dokumentacionit për pronësinë, MBPZHR-APK do ta menaxhojë këtë pronë pa asnjë kontestim dhe në përputhje me ligjin.

    Jemi të angazhuar për të siguruar që të gjitha pronat që i takojnë ligjërisht MBPZHR-APK të merren në posedim dhe të menaxhohen në mënyrë efektive.
    Nuk do të ndalemi deri në rikthimin e të gjitha pronave të tjetërsuara” shkruan Peci në njoftim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!