Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, akuzave për grantet e ndara për familjarët e deputetes së LVV-së, Fitore Pacolli, iu përgjigj duke folur edhe për presidentin e ndjerë, Ibrahim Rugova.
Në datën e lindjes së Rugovës, ministri që doli nga LDK-ja, u mundua t’i ngjasojë fizikisht ish-liderit të kësaj partie dhe të Kosovës, ndërsa tha se për grantet s’është evidentuar “asnjë shkelje e vetme”.
“Sot është 2 dhjetori. Sikur presidenti historik, Dr. Ibrahim Rugova të ishte në jetë, ai do t’i kishte 80 vjet, e njëri prej amaneteve të tij ka qenë që të angazhohemi fort që të sigurojmë bukën e motmotit. E kemi siguru bukën e motmotit. Nuk dëgjova prej LDK-së që e përmend Ibrahim Rugovën më 2 dhjetor. Nejse na falni se tash ju jeni Rruga e Re”, tha Peci, shkruan Express.
Nënkryetarja e LDK-së, Hykmete Bajrami, tha më vonë se ministri u mundua në këtë mënyrë t’i mbulojë skandalet.
“Keni dhënë grante për familjarë dhe sot del ministri, do me i mbulu skandalet duke u thirrur në ditëlindjen e të madhit Ibrahim Rugova a? Nuk shkon kështu”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.