×
  • Lajme
  • Lajme / Foto

    Peci viziton bujkun nga Llausha e Skenderajit: Bujqit tanë janë shembull të përkushtimit e punëtorë

    Reporteri
    01 Prill 2024 | 10:34

    Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka vizituar njërin nga bujqit i cili ka përfituar nga granti për ngritjen e serës.

    Peci, tha se bujqit janë shembull të përkushtimit e punëtorë, ndërsa shtoi se përmes politikave të tyre e mbështetjes financiare, krahas përkushtimit i kanë dhënë edhe dinjitetin që sipas tij i ka munguar me dekada, shkruan Reporteri.net.

    Postimi i tij:

    📍Në Llaushë të Skënderajit më priti Mirsad Rrecaj i cili sa mirënjohës për grantin e përfituar për ngritjen e serrës, aq i kishte ngelë hatri që nuk e kam vizituar deri më tani.

    🍅Serën me një sipërfaqe prej 0.40 ha e kishte bërë gati për mbjellje.

    👨‍🌾Ky djalë punëtor e i zellshëm kultivon edhe 🌾15 hektar me drithëra si dhe rritë 🐝110 koshere me bletë.

    👨‍🌾Bujqit tanë janë shembull të përkushtimit e punëtorë ndërsa ne përmes politikave tona e mbështetjes financiare, krahas përkushtimit iu kemi dhënë dhe dinjitetin e munguar me dekada.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!