Një qytetare nga Peja ka raportuar në Polici se i është vjedhur vetura, të cilën e kishte të parkuar në oborrin e shtëpisë.
Rasti është raportuar dje rreth orës 3:00 të mëngjesit, ndërsa vjedhja ka ndodhur gjatë natës.
Vetura e vjedhur është e tipit “Audi A4”.
Sipas ankueses në veturë ka pasur dokumentet e veturës si dhe shumë dokumente të rëndësishme të familjes, si pasaporta të fëmijëve të saj të lëshuar në një shtet tjetër
.Rasti është nën hetime. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.