×
  • Lajme
  • Lajme

    Pejani arrestohet për dhunë në familje, i gjendet arma e mbushur

    Reporteri
    10 Dhjetor 2024 | 11:48
    LAJMI I FUNDIT - REPORTERI

    Një person është arrestuar mbrëmjen e së hënës në fshatin Vitomiricë të Pejës.

    I njëjti dyshohet se e ka sulmuar fizikisht një familjar të tij.

    Njësitet relevante të stacionit policor në Pejё, menjëherë kanë dalë ne vendngjarje, aty kanё takuar tё dyshuarin e kёtij rasti dhe gjatё kontrollit nё trupin e tij ёshtё gjetur dhe sekuestruar:

    Një armё pistoletё Taurus cal: 9mm;
    Njё karikator i sё njejtёs armë;
    14 gёzhoja cal: 9mm.

    “Gjatё intervistimit nga hetuesit, i dyshuari deklaron se ka shtёnё dy (2) herё nё ajёr me armёn e sekuestruar, pas intrevistimit ai me urdhёr tё Prokurorit tё shtetit ёshtё ndaluar pёr 48- orё”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!