×
  • Lajme
  • Lajme

    Pejani e gjen kuletën plot me para dhe nuk ia kthen pronarit, por nuk i ikën dot Policisë

    Reporteri
    01 Shtator 2021 | 23:53
    Fotografi ilustruese.

    Një person është arrestuar për shpërdorim të pasurisë së huaj.


    Sipas policisë një person ka raportuar se në rrugën “Agim Binak Qelaj” në Pejë i kishte rënë kuleta derisa ka qenë duke dalë nga vetura.

    Përmes kthimit të kamerave të sigurisë në vendin e ngjarjes është identifikuar personi që ka marrë kuletën.

    Personit i janë konfiskuar 1,150 euro ndërsa paratë tjera i janë kthyer viktimës.

    Në kuletën e viktimës ka pasur 11,250 euro, 200 dollarë amerikanë, 100 franga zvicerane, 3,000 lekë shqiptare, 4 kartela bankare dhe letërnjoftimi me patentë shofer.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!