×
  • Lajme
  • Lajme

    Pejë: 17 pacientë me COVID-19 në gjendje të rëndë

    Reporteri
    27 Gusht 2020 | 10:01

    Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, aktualisht janë duke u trajtuar 59 pacientë me COVID-19, derisa 17 prej tyre janë në gjendje të rëndë.


    Sipas raportit 24 orësh të spitalit, njëri prej pacientëve është në respirator, kurse 42 janë me oksigjenoterapi, shkruan Reporteri.net.

    Po ashtu brenda 24 orëve të fundit, janë shëruar edhe pesë pacientë.

    Kujtojmë se në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, bëhet e ditur se në komunën e Pejës janë konfirmuar edhe 2 raste të reja pozitive me coronavirus.

    Ky është njoftimi i plotë i spitalit:

    5 Pacientë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit nga Covid-19 në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. Aktualisht po trajtohen 59 pacientë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve, 1 pacient është në Respirator, 42 pacientë janë në Oksigjeno terapi dhe nga këta 17 pacientë janë në gjendje më të rëndë.
    Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 165 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë.
    18 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.
    6 lindje kanë qenë gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 3 lindje kanë qenë normale dhe 3 me prerje cezarianr. Kanë lindur 6 foshnje, 2 të gjinisë mashkullore dhe 3 të gjinisë femërore
    191 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 2,976 analiza, ndërsa janë kryer 8 operacione.
    Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 140 shërbime Radiologjike, dhe prej tyre 104 Rëntgena, 21 EHO dhe 15 CT-ja. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!