×
  • Lajme
  • Lajme

    Pejë, një grua raporton në polici se i është vjedhur çanta e krahut nën kërcënimin e armës, në të kishte 6-7 euro

    Reporteri
    03 Janar 2025 | 9:44

    Një grua në Pejë ka raportuar në policia se një person i maskuar nën kërcënimin e armës ia ka grabitur çantën e krahut.

    Rasti ka ndodhur në rrugën “Konstantini i Madh”, në Pejë. Viktima ka thënë se në çantë kishte 6-7 euro, ndërsa autori është larguar në drejtim të panjohur.

    Policia është duke e hetuar rastin.

    “Rr. Konstantini i Madh, Pejë 02.01.2025 – 18:30. Viktima femër kosovare, ka raportuar se një person i maskuar pasi i ka drejtuar pistoletën i ka grabitur çantën e krahut, në të cilën kishte 6-7 € dhe është larguar në drejtim të panjohur. Lidhur me rastin është informuar prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në raportin 24 0rësh të Policisë së Kosovës. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!