Një person sot ka plagosur në këmbën e djathtë aksidentalisht shokun e tij sot në qytetin e Pejës.
Rastin për Gazetën Online Reporteri.net e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Gashi bëri të ditur se i dyshuari është lajmëruar në polici me armën me vete, dhe pas intervistimit është liruar në procedurë të rregulltë.
“Sot rreth orës 8:00 policia nga spitali rajonal i Pejës , emergjenca e spitalit është njoftuar se kanë pranuar një person të plagosur nga arma e zjarrit. Menjëherë ju kanë përgjigjur rastit ,viktima është plagosur në këmbën e djathtë personeli mjekësor ka intervenuar dhe është i ndalur në spital për tretman mjekësor. I dyshuari i rastit është vet paraqitur në stacionin policorë dhe e ka sjell dhe dorëzuar armën me të cilën është kryer vepra. Sipas viktimës dhe të dyshuarit të cilët janë shokë në mes vete, plagosja ka ndodh aksidentalisht në vendin e punës ku ata punojnë. Në vendin e ngjarjes është gjet gëzhoja e armës dhe është konfiskuar arma. I dyshuari është intervistuar nga njësiti i hetimeve dhe me urdhër të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt“, tha Gashi.