Qindra serbë të mbledhur në Gazimestan, për të festuar Vidovdanin, festë kjo serbe që festohet më 28 qershor, në kujtim të Betejës së Kosovës të zhvilluar në vitin 1389.
Ata janë mbledhur pranë monumentit në Gazimestan, duke provokuar me ngritjen e flamurit të Rusisë dhe me thirrjet “Kosova është Serbi”, transmeton Reporteri.net.
Në pamje shihet edhe flamuj të tjerë me simbole nacionaliste.
Policia e Kosovës paraprakisht ka ndaluar të gjithë personat që mbanin veshje me simbole nacionaliste serbe, duke i detyruar t’i heqin ato.
Në ceremoni ka pasur edhe të tillë me veshje me simbole të ushtrisë ruse, përkatësisht me simbolin “Z”, simbol ky që është shndërruar në simbolin e luftës së Rusisë në Ukrainë, që nisi më 24 shkurt.
Kremtimi i Vidovdanit ndërlidhet me përvjetorin e Betejës së Kosovës, që historia serbe e njeh si fitoren shpirtërore të saj, pavarësisht një humbjeje të madhe të forcave ballkanike dhe vrasjes së princit serb Lazar. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.