Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski ka komentuar zërat e ndryshëm se shqiptarët në këtë republikë tanimë mund të jenë nën 20%.
Ai në intervistën për Alsat-M tha se këto pohime janë përralla. Sipas tij, të drejtat e çdokujt në këtë shtet nuk duhet të varen nga numri i tyre.
“Shqiptarët edhe të mos jenë 20%, dhe nuk mund të jenë më pak, sepse të gjithë po shpërngulen nga ky vend. Këto janë përralla se shqiptarët tani janë nën 20%. Deklarata ime politike është se nuk duhet shikuar sipas numrave. Ato të drejta i ke dhe mund të flasim vetëm për përmirësimin e gjendjes dhe statusit tim dhe tuajit”, theksoi Pendarovski.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.