×
  • Lajme
  • Lajme

    Pengohen e sulmohen disa zyrtarë policorë gjatë kryerjes së detyrës

    Reporteri
    03 Janar 2022 | 9:36

    Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar katër raste ku policia janë sulmuar e penguar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.

    Fillimisht, gjatë kontrollit në një lokali me muzikë në Fushë-Kosovë, dy zyrtarët policorë janë penguar dhe sulmuar fizikisht nga tre të dyshuarit të cilët më pas janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

    Po ashtu, zyrtarët policor janë penguar në kryerjen e detyrës zyrtare nga dy femra në lagjen Ulpiana në Prishtinë, të cilat më pas janë arrestuar, shkruan Reporteri.net.

    Një rast tjetër ka ndodhur në Podujevë, ku një person është arrestuar pasi ka penguar zyrtarët policorë në kryerje të detyrës dhe i ka sulmuar fizikisht ata.

    “Njeri prej zyrtarëve policor ka pranuar edhe trajtim mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport në lidhje me rastin.

    Ndërsa, në Llapashticë të Epërme të Podujevë janë arrestuar dy të dyshuar të tjerë pasi që të njëjtit i kanë penguar dhe sulmuar fizikisht në kryerje të detyrës zyrtare zyrtarët policorë. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!