×
  • Lajme
  • Lajme

    Pengohet në punë, kryetari i Kamenicës i raporton dy asamblistë në polici

    Reporteri
    28 Nëntor 2020 | 11:40

    Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati i ka raportuar dy asamblistë komunalë pasi kanë penguar mbajtjen e seancës së Kuvendit Komunal.


    Kastrati rastin e ka raportuar dje rreth orës 14:15, ndërsa është kontaktuar edhe Prokurori dhe me vendim të tij, pas intervistimit personat e dyshuar lirohen në procedurë të rregullt.

    “Ankuesi mashkull kosovar (kryetar i Komunës së Kamenicës) ka raportuar se dy persona të dyshuar meshkuj kosovarë (asamblistë komunal), kanë penguar mbajtjen e seancës së Kuvendit Komunal. Është kontaktuar prokurori dhe me vendim të tij, pas intervistimit personat e dyshuar lirohen në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!