×
  • Lajme
  • Lajme

    Pensionohet Zëdhënësi Rajonal i Policisë së Kosovës për Prizren, Vesel Gashi

    Reporteri
    18 Prill 2025 | 19:19

    Policia e Kosovës njofton se sot është mbajtur një ceremoni rasti me rastin e pensionimit të Zëdhënësit Rajonal të Policisë për Rajonin e Prizrenit, Rreshter Vesel Gashi.

    Rreshter Gashi ka dhënë një kontribut të çmuar për shumë vite në shërbim të sigurisë publike, fillimisht si pjesëtar i rregullt i Policisë dhe më pas si Rreshter dhe për një kohë të gjatë si Zëdhënës Rajonal për rajonin E Prizrenit, duke qenë një urë e rëndësishme komunikimi ndërmjet Policisë dhe publikut.

    Policia e Kosovës e falënderon përzemërsisht Rreshter Vesel Gashi për përkushtimin dhe profesionalizmin e treguar gjatë gjithë karrierës së tij dhe i uron shëndet e suksese në kapitullin e ri të jetës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!