×
  • Lajme
  • Lajme

    Për 100 ditë, Qeveria e Kurtit mori 125 vendime

    Reporteri
    20 Maj 2020 | 13:02

    Në 100 ditët e para të Qeverisë Kurti, 49 prej të cilave ishte në detyrë, janë nxjerr 125 vendime.


    Bazuar në hulumtimin e vendimeve të marra, 23 prej tyre ose 18.4 për qind kanë të bëjnë me pandeminë COVID-19, ndërkohë që 102 ose 81.6 për qind kanë të bëjnë me çështje tjera.

    Numri më i madh i vendimeve është marrë me propozim të ministrave që vijnë nga VV-ja, gjithsej 115 përfshirë Zyrën e Kryeministrit, ndërkohë me propozim të ministrave të LDK-së janë marrë 9 vendime. Nga radhët e komuniteteve joshumicë vetëm Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, ka kontribuar me një propozim.

    Në dokumentet që ka verifikuar KOHA, më së shumti inicime për vendime ka pasur nga Ministria e Financave dhe Transfereve, 39 që kryesisht ndërlidhen me Pakon Emergjente shkaku i pandemisë COVID-19. Më pas vjen Zyra e Kryeministrit me 26 propozime e pasuar nga Ministria e Shëndetësisë me 11. Propozimet e ministrive tjera veç e veç nuk janë dyshifrore.

    Janë edhe katër ministri pa asnjë propozim, ndërkohë dy të tjera me nga një.

    Qeveria Kurti është në detyrë, pasi në ditën e saj të 51-të u rrëzua me mocion mosbesimi, më 25 mars.

    Kryeministri në detyrë Kurti, në mbledhjen për 100 ditët e menaxhimit të tij, lavdëroi të gjithë ministrat për punën e bërë.

    Iniciuesit e vendimeve:

    Ministria e Financave dhe Transfereve: 39 propozime
    Zyra e Kryeministrit: 26 propozime
    Ministria e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike: 20 propozime
    Ministria e Shëndetësisë: 11 propozime
    Ministria e Drejtësisë: 8 propozime
    Ministria e Integrimeve Evropiane: 5 propozime
    Ministria e Infrastrukturës dhe Ambientit:: 4 propozime
    Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit: 4 propozime
    Ministria e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike: 3 propozime
    Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës: 3 propozime
    Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal: 1 propozim
    Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit: 1 propozim
    Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural: asnjë
    Ministria e Mbrojtjes: asnjë
    Ministria e Zhvillimit Rajonal: asnjë
    Ministria për Kthim dhe Komunitete: asnjë

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!