×
  • Lajme
  • Lajme

    Për 24 orë, shtatë viktima nga Coronavirusi në Kosovë dhe rajon

    Reporteri
    23 Mars 2020 | 11:55
    Foto: Ilustrim

    Brenda një dite janë regjistruar shtatë viktima nga Coronavirusi, në Kosovë, Shqipëri, Mali i Zi dhe Maqedoni të Veriut.


    Në Kosovë dje ka ndërruar jetë një 82-vjeçar nga Podujeva i cili kishte probleme edhe me sëmundje tjera kronike. I ndjeri ishte prekur nga Coronavirusi pasi kishin ardhur fëmijët e tij nga Italia.

    Ndërkaq në Shqipëri dje dhe sot kanë vdekur tre persona nga COVID-19. Njëri rast është njoftuar mbrëmë, derisa dy vdekjet tjera janë konfirmuar mëngjesin e së hënës.

    Maqedonia e Veriut po ashtu ka raportuar dje viktimën e parë nga Coronavirusi, derisa sot Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar për vdekjen e dytë në këtë shtet.

    Edhe në vendin me më pak të prekur nga Coronavirusi, Mal të Zi, është shënuar viktima e parë. Atje ka ndërruar jetë një 65-vjeçar i cili kishte probleme me mushkëri. I ndjeri kishte qenë në Serbi në gjysmën e parë të muajit mars dhe dyshohet se atje është prekur nga virusi.

    Ndërkohë, në Serbi nuk është raportuar për ndonjë të vdekur nga COVID-19, gjatë 24 orëve të fundit.

    Në total, numri i të vdekurve nga Coronavirusi në Kosovë, Shqipëri, Mal i Zi, Maqedoni e Veriut dhe Serbi është 11 persona.

    Shqipëria ka më së shumti viktima deri më tash. Numri i tyre ka shkuar në 5. Pasur nga Serbia dhe Maqedonia që kanë nga 2 të vdekur nga Coronavirusi. Ndërsa në Kosovë dhe Mali i Zi janë shënuar viktimat e para. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!