×
  • Lajme
  • Lajme / Statistika

    Për 6 muaj, në QKUK u kryen 3,098 lindje

    Reporteri
    13 Qershor 2024 | 10:24

    Në gjashtë muajt e parë të këtij viti, në Klinikën Gjinekologjike Obstetrike në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës janë kryer 3 mijë e 98 lindje, raporton Gazeta Online Reporteri.net.

    Siç njofton Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, nga këto lindje nuk është regjistruar asnjë rast i vdekjes.

    Nga 1 janari i këtij viti, në Klinikën Gjinekologjike Obstetrike, të Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës, janë kryer 3 mijë e 98 lindje, prej tyre 1 mijë e 247 me operacion. Në klinikë janë kryer edhe 1 mijë e 664 operacione të llojeve të ndryshme. Nuk është regjistruar asnjë rast i vdekjes”, thuhet në komunikatën e SHSKUK-së.

    Kujtojmë se vitin e shkuar, në Kosovë janë regjistruar 21,654 lindje në total.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!