×
  • Lajme
  • Lajme / Njoftimi

    Për 70% të punonjësve s’ka rroga të prillit, rrezikohet edhe ajo e majit – “Trepça’’ propozon shlyerje të detyrimeve me këste

    Reporteri
    30 Maj 2025 | 19:47

    Menaxhmenti i “Trepçës” ka ftuar minatorët që të tërhiqen nga procedurat përmbarimore në lidhje me pagesat e detyrimeve për orët e vikendit, duke i bërë thirrje për arritjen e një marrëveshje që do të shlyente këto detyrime përmes pagesave me këste. Sipas menaxhmentit, kjo do të bënte të mundur shmangien e shpenzimeve shtesë përmbarimore dhe të avokatëve.

    Në njoftim thuhet se aktualisht është e pamundur të sigurohet pagesa e rrogave për muajin prill 2025 për mbi 70% të punonjësve të ndërmarrjes dhe se ekziston rreziku që të mos mund të realizojmë në kohë pagesën e rrogave për muajin maj 2025, meqë kanë një ndalesë/urdhëresë përmbarimore mbi 200 mijë euro (për ore vikendi), shkruan Reporteri.net.

    ‘‘Ne kemi bërë përpjekje maksimale që me përfaqësuesit e minatorëve të kemi mirëkuptim që e njëjtat të pezullohet vetëm për dy ditë, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur nga e mërkura, të ketë mirëkuptim për shtyrjen për dy ditë që të ekzekutohen pagat e kolegëve të tyre dhe të vendoset përsëri urdhëresa përmbarimore që e njëjta të ekzekutohet pas dy ditësh. Por kjo është e pamundur nëse nuk tregojmë mirëkuptim dhe nuk tërhiqemi nga këto procedura përmbarimore nga punonjësit tanë dhe të arrijmë marrëveshje.’’, thuhet mes tjerash në postimin e Trepçës./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!