×
  • Lajme
  • Lajme / Detajet

    Për 8 Mars, tri gra u rrahën nga burrat e tyre

    Reporteri
    09 Mars 2025 | 9:44

    Pikërisht në Ditën e Gruas, 8 Marsin, tri raste të dhunës në familje janë raportuar në Polciinë e Kosovës, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Tri gra, dy në Gjakovë dhe një në Pejë, u rrahën ditën e djeshme nga burrat e tyre.

    Që të tre janë dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.

    Njoftimi:

    DHUNË NË FAMILJE

    . Pejë / 08.03.2025 – 15:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij duke tentuar ta godas me një mjet të mprehtë-thikë. Pas intervistimit të të dyshuarit dhe viktimës, me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

    · Gjakovë / 08.03.2025 – 13:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër shqiptare shtetase e huaj. Nuk raportohet për të lënduar ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

    · Gjakovë / 08.03.2025 – 17:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte ushtruar dhunë ndaj viktimës (gruas së tij) shtetase e huaj. Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!