Policia e Kosovës njofton se gjatë nëntë muajve të këtij viti, në Rajonin e Prishtinës kanë ndodhur 4,826 aksidente trafiku.
Sipas raportit policor, nga 4,826 aksidente, 24 prej tyre kanë qenë me pasoja fatale, ku kanë humbur jetën 25 persona.
Ndërsa 1,484 aksidente janë me të lënduar, ku janë lënduar 2,792 persona.
Po ashtu sipas policisë – 3,318 aksidente trafiku janë me dëme materiale.
Policia e Kosovës u ka bërë thirrje pjesëmarrësve në trafik që të respektojnë rregullat e kodit rrugor, në mënyrë që të ulet numri i ngjarjeve aksidentale dhe ulja e vdekshmërisë në komunikacion rrugor.
“Duke parë si shqetësues këtë numër të madh të aksidenteve të trafikut dhe veçanërisht numrin e madh të viktimave nga aksidentet fatale dhe të personave të lënduar, kërkojmë nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë me përpikëri të gjitha rregullat e kodit rrugor, në mënyrë që bashkërisht të ndikojmë në uljen e numrit të ngjarjeve aksidentale, uljen e vdekshmërisë në komunikacionin rrugor, e rrjedhimisht ngritjen e shkallës së sigurisë në trafik”, thuhet në apelin e Policisë së Kosovës. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.