×
  • Lajme
  • Lajme / Dialogu në ngërç

    Për Asociacionin, sytë te SHBA-ja

    Reporteri
    29 Shtator 2023 | 9:20

    Sipas tij, është e rëndësishme që SHBA-ja dhe BE-ja të pranojnë se dialogu aktual është në një ngërç, kryesisht për shkak të mungesës së angazhimit të Serbisë.

    “Vetëm kur të njihet ky realitet, ne mund të fillojmë të hulumtojmë rrugë alternative për adresimin e çështjeve thelbësore të konfliktit Kosovë-Serbi”, thotë Hartwell.

    Qëndrimi i SHBA-së për Asociacionin

    Për SHBA-në, themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe duhet të jetë ndër hapat e parë që duhet t’i bëjë Kosova për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

    Në një intervistë dhënë Radios Evropa e Lirë më 20 shtator, ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, ka thënë se Kosova duhet ta çojë përpara këtë marrëveshje.

    Sipas tij, SHBA-ja beson se Asociacioni duhet të jetë plotësisht në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

    “Ne nuk besojmë se duhet të ketë autoritete apo kompetenca ekzekutive”, ka thënë Hovenier.

    “Serbia mund të kërkojë më shumë, por, në fund të fundit, kjo është ajo që Shtetet e Bashkuara dhe bashkësia ndërkombëtare janë të përgatitura ta shohin si të pranueshme”, ka thënë ai.

    Qëndrimi i BE-së për Asociacionin

    Për Bashkimin Evropian, çështja se si bëhet Asociacioni, si do të duket dhe si do të operojë, duhet të diskutohet në dialog.

    BE-ja dhe vendet anëtare kërkojnë që themelimi i Asociacionit të nisë pa vonesa shtesë dhe pa parakushte”, ka thënë zëdhënësi i BE-së, Petr Stano, më 21 shtator.

    Kështu, ai nuk u është përgjigjur në mënyrë të drejtpërdrejtë pyetjeve të gazetarëve nëse statuti i Asociacionit duhet të jetë në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, e cila ka thënë se parimet e Asociacionit mund të harmonizohen përmes akteve ligjore.

    Por, ai është refuzuar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili ka thënë se nuk është në pajtim “me kushtetutshmërinë, ligjshmërinë, të drejtat e njeriut, vlerat evropiane dhe të drejtat e pakicave sipas standardeve evropiane”.

    Qeveria e tij ka dalë me të ashtuquajturin “model kroat” për Asociacionin, por ai nuk ka shkuar përpara.

    Ku qëndron dialogu?

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kanë zhvilluar një rund të ri bisedimesh në Bruksel më 14 shtator, por pa ndonjë sukses.

    Ata nuk janë pajtuar rreth hapave për zbatimin e Marrëveshjes bazë për normalizimin e marrëdhënieve, që është arritur në muajin shkurt dhe që përfshin edhe një detyrim për themelimin e Asociacionit.

    Ndërmjetësuesit evropianë të bisedimeve, diplomatët Josep Borrell dhe Mirosllav Lajçak, kanë thënë se ka qenë Kurti ai që nuk e ka pranuar propozimin e tyre për “përmbushje të njëkohshme” të detyrimeve që dalin nga kjo marrëveshje.

    Kurti ka thënë se “kushtëzimi i Serbisë” për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe “është shndërruar në qëndrim të emisarëve të BE-së”.

    Ai e ka fajësuar Lajçakun për pozicionim kundër Kosovës dhe ka thënë se Marrëveshja bazë nuk mund të zbatohet me kushtëzime.

    Sipas Vuçiqit, “është e qartë se Kurti i shmanget formimit të Asociacionit”.

    Departamenti amerikan i Shtetit është shprehur i zhgënjyer për mungesën e përparimit në këtë rund bisedimesh./REL

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!