×
  • Lajme
  • Lajme

    Për çfarë maratone po përgatitet opozita

    Reporteri
    17 Janar 2020 | 14:51

    Derisa dy partitë që dolën të parat në zgjedhjet e 6 tetorit, VV dhe LDK në një atmosferë të tensionuar dhe jo shumë shpresëdhënëse po vazhdojnë përpjekjet për krijimin e Qeverisë, në terren po punon edhe opozita.


    Dy deputetet e PDK-së dhe AAK-së, Blerta Deliu dhe Donika Kadaj-Bujupi janë bërë bashkë dhe e kanë nisur ditën me aktivitete fizike, shkruan Reporteri.net.

    Ato kanë paralajmëruar se po stërviten për një maratonë vrapimi në të cilën do të marrin pjesë.

    Fotografitë ku dy deputetet e zgjedhura të Kuvendit shihen në formë mjaft të mirë dhe plot kondicion i ka ndarë në rrjetet sociale, deputetja e PDK-së, Blerta Deliu.

    Mbetet të shihet se për çfarë maratone bëhet fjalë.

    Ndryshe, edhe Blerta Deliu por edhe Donika Kadaj-Bujupi njihen si adhuruese të natyrës dhe shumë aktive në aktivitetet e tyre fizike. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!