×
  • Lajme
  • Lajme

    Për dorëheqjen e Haradinajt, nuk e dinin as në AAK

    Reporteri
    19 Korrik 2019 | 21:36

    Zyrtari i AAK-së, Burim Ramadani ka thënë se vendimi për dorëheqjen e Kryeministrit ka qenë një lajm i keq.


    Ramadani për “RTV Dukagjinin” ka thënë se Haradinaj vendimin për dorëheqje nuk e ka ndarë me askënd deri kur ka folur në mbledhjen e qeverisë.

    Ai ka thënë se ftesa për Haradinajn është non-sens, por sipas tij “Haradinaj nuk i ka dhënë dikujt kënaqësinë të intervistohet si kryeministër”. Shton se kjo është sjellje normale e një burrështetasi.

    Ramadani ka thënë se rruga më e mirë për të dalë nga kjo situatë pas dorëheqjes së Haradinajt janë zgjedhjet e jashtëzakonshme.

    “AAK menjëherë do të fillojë përgatitjet për zgjedhje dhe sigurisht se do të garojë me kryetarin Ramush Haradinaj për të marrë sërish besimin e qytetarëve”, tha ai.

    Zyrtari i AAK-së thotë se Haradinaj është ndaluar disa herë në shtete të ndryshme dhe pastërtia e tij është vërtetuar edhe në proceset gjyqësore ndaj tij.

    “Kryeministri Haradinaj edhe më herët e ka dëshmuar se nuk e rrezikon dinjitetin e shtetit për interesin personal”, tha ndër të tjera Burim Ramadani.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!