×
  • Lajme
  • Lajme

    Vazhdon ikja, për 2 muaj 425 kosovarë kërkuan azil në shtetet e BE-së

    Reporteri
    21 Maj 2022 | 12:40

    Shtetasit nga gjashtë vendet e rajonit të Ballkanit perëndimor vazhdojnë të kërkojnë azil në vendet e ndryshme të BE-së.

    Edhe gjatë dy muajve të parë të këtij viti, janar e shkurt, shtetas nga këto vende kanë kërkuar azil në disa nga 27 vendet e BE-së. Megjithatë, numri i tyre mbetet thuajse i papërfillshëm, ndonëse nga këto shtete, më së shumti azilkërkues ka nga Shqipëria e më së paku nga Mali i Zi, kurse Kosova ndodhet në vendin e parafundit.

    RTKlive sjell të dhëna bazuar në shifrat e siguruara nga Eurostat.

    Kosova

    Vetëm në nëntë shtete nga 27 sa ka Bashkimi Evropian, kosovarët kërkuan azil në dy muajt e parë të këtij viti.

    Gjatë muajve janar e shkurt , në të gjitha këto nëntë shtete, azil kërkuan 425 shtetas të Kosovës.

    Vendi më preferuar për kosovarëve për të kërkuar azil, mbetet Franca ku në muajt janar e shkurt 2022, bazuar në të dhënat e Eurostatit, azil kërkuan 195 persona, 90 në janar e 105 në shkurt.

    Bazuar në statistikat e siguruara nga RTKLive nga Eurostat, Agjencia e Statistikave të BE-së, Italia është vendi i dytë më I preferuar për azil nga kosovarët.

    40 në janar e 45 në shkurt është numri I kosovarëve që kërkuan azil në shtetin përtej Adriatikut.

    Më pas, radhitet Gjermania me 40 azilkërkues në janar e 35 në shkurt, pastaj Belgjika ku në dy muajt e parë të këtij viti, azil nga Kosova kërkuan 25 persona.

    Pastaj, Suedia me 15, Holanda me 10, Austria me 10, Sllovenia 5, Luksemburgu 5 azilkërkues nga Kosova në muajt janar e shkurt 2022.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!