×
  • Lajme
  • Lajme

    Për herë të parë dy kadetë nga Kosova diplomojnë në West Point

    Reporteri
    13 Qershor 2020 | 19:12

    “Kjo më bën të ndihem edhe më shumë krenare sepse kur eci në skenë dhe më thirret emri im dhe i Yllit, do të përmendet edhe emri i Kosovës. Kjo më bën të jem edhe më shumë krenare që Presidenti i SHBA-ve do të dëgjojë dhe do të dijë se Kosova ka qenë e suksesshme në West Point”, ka thënë Arelena Shala.


    Arelena Shala dhe Yll Dalladaku janë dy kosovarët e parë që po diplomojnë në akademinë ushtarake West Point, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    Tani këta dy kosovarë do t’u shtohen radhëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës për t’i ndarë njohuritë dhe përvojat e tyre të mësuara në SHBA, njofton Klan Kosova.

    Në këtë ngjarje të diplomimit që është e rëndësisë së madhe, është duke marrë pjesë edhe Presidenti amerikan, Donald Trump, i cili pritet të mbajë një fjalim.

    Ndërsa dy të diplomuarit në fjalë, kanë folur për Zërin e Amerikës në prag të diplomimit.

    “Kjo më bën të ndihem edhe më shumë krenare sepse kur eci në skenë dhe më thirret emri im dhe i Yllit, do të përmendet edhe emri i Kosovës. Kjo më bën të jem edhe më shumë krenare që Presidenti i SHBA-ve do të dëgjojë dhe do të dijë se Kosova ka qenë e suksesshme në West Point”, ka thënë Arelena Shala.

    “Ndjehem krenar që kam përfaqësuar vendin tim dhe kam pasur mundësinë që ta jap kontributin tim për ta përforcuar imazhin e vendit tim në një vend si West Point”, ka thënë Yll Dalladaku.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!