×
  • Lajme
  • Lajme

    Për herë të parë në Prishtinë manifestohet “Nata e Zjarreve”

    Reporteri
    07 Mars 2023 | 18:18
    Ndezja e flakadanëve në Prishtinë. Foto: Venhar Isufi

    Në Prishtinë është përmbyllur manifestimi 3-ditor në nderim të 25 vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

    Përmbyllja e manifestimit është bërë me ndezjen e flakadanëve, në “Natën e Zjarreve”, që në kryeqytet po ndodh për herë të parë, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    Ndezja e flakadanëve në Prishtinë.

    Në fotografitë që ka siguruar gazetari Venhar Isufi, shihet se i pranishëm në ceremoni ka qenë edhe vetë kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.

     

    Ndryshe, ndezja e flakadanëve është organizim që tradicionalisht ndodh në Prekaz, në çdo përvjetor të Epopesë së UÇK-së. /Reporteri.net/.

    Ndezja e flakadanëve në Prishtinë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!