×
  • Lajme
  • Lajme

    Për herë të parë një kadet i FSK-së pranohet në Akademinë e Forcave Ajrore Amerikane

    Reporteri
    11 Prill 2020 | 13:25

    Një lajm i mirë sapo është bërë i ditur nga Ushtria e Kosovës. Sot është bërë e ditur se për herë të parë që nga themelimi i Forcave të Sigurisë së Kosovës, është pranuar një kadet në Akademinë e Forcave Ajrore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.


    FSK ka falenderuar Ambasadën Amerikane në Kosovë për këtë mundësi, duke shtuar se së bashku jemi më të fortë.

    Ndërsa kjo është bërë e ditur përmes faqes zyrtare të FSK-së në twitter.

    FSK ka falënderuar partnerin strategjik të Kosovës, ShBA-në dhe ambasadën e tyre në Kosovë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!