Në Oslo, shqiptarët janë mbledhur nga ora 13:00 në Eidsvolls Plass, për të kundërshtuar vendimin dënues ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Pamjet e protestës janë publikuar në platformën “Liria ka Emër”.
Në video pos numrit të madh të qytetarëve pjesëmarrës, dëgjohej edhe kënga patriotike “Për Kosovën jap dy jetë, vdekjen time e vras vet”.
