×
  • Lajme
  • Lajme

    Për nder të ditës së gruas, Vasfije Krasniqi-Goodman iu drejtohet deputetëve të Kosovës

    Reporteri
    09 Mars 2020 | 8:09

    Kuvendi i Kosovës sot organizon seancë të veçantë.


    Me rastin e shënimit të 8 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Gruas, Kuvendi i Kosovës organizon seancë të veçantë, e cila do t’i kushtohet ngritjes së vetëdijes së shoqërisë për të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë.

    Deputetëve të Kuvendit të Republikës do t’iu drejtohet Vasfije Krasniqi-Goodman. Seanca mbahet në ora 11.00.

    Vasfije Krasniqi është njëra nga femrat e rralla kosovare që ka folur për dhunën e përjetuar seksuale gjatë luftës në Kosovë.

    Ajo si 16-vjeçare ishte marrë nën kërcënimin e armëve nga shtëpia e saj më 13 prill 1999 nga një burrë me uniformë të Policisë së Serbisë, transmeton Kosova Press.

    Rreth 20 mijë gra i janë nënshtruar dhunës seksuale gjatë luftës së fundit.

    Vasfije Krasniqi tani jeton në SHBA dhe është nënë e dy fëmijëve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!