×
  • Lajme
  • Lajme

    Për një ditë vetëvriten një burrë dhe një grua në Kosovë

    Reporteri
    03 Mars 2023 | 11:05
    Policia e Kosovës. Fotografi nga arkivi.

    Policia e Kosovës me anë të një njoftimi ka raportuar se ditën e djeshme kanë ndodhur dy vetëvrasje, njëra në Prishtinë dhe tjetra në Fushë Kosovë.

    Sipas policisë, në Prishtinë një viktimë mashkull është vetëvra në rrethana të panjohura.

    “Është raportuar se viktima mashkull kosovar në rrethana ende të panjohura është vetëvrarë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse si dhe mjekësia ligjore të cilët kanë marrë trupin e pa jetë për Obduksion. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e policisë.

    Ndërsa një rast tjetër ka ndodhur në Fushë Kosovë, ku në orët e vona është raportuar për një viktimë femër e cila ka rënë nga një objekt banesor.

    “Raportohet se viktima femër kosovare ka rënë nga një objektit banesor .Njësiti policor përkatëse kanë dalur në vendin e ngjarjes, së bashku me ambulancën mjekësore ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës. Lidhur me rastin me vendim të prokurorit inicohet rasti si më lartë. Trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Obduksion IML”, thuhet në njoftimin e policisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!