×
  • Lajme
  • Lajme

    Për një qeverisje më të mirë, bëhen bashkë Quni dhe Haskuka

    Reporteri
    15 Janar 2020 | 11:43

    Përkundër përplasjeve në pamundësi që VV dhe LDK të merren vesh për një marrëveshje bashkëqeverisëse, dy drejtuesit e këtyre partive në Prizren janë takuar sot, nga ku kanë publikuar edhe një fotografi të përbashkët.


    Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prizren dhe deputeti Anton Quni është takuar sot me Mytaher Haskukën e Vetëvendosjes, i cili udhëheqë me këtë komunë.

    Ky takim vjen pas përplasjeve në distancë mes anëtarëve të LDK-së e VV-së, pas ofertës që kjo e fundit njoftoi se ia ka bërë LDK-së, në përpjekje për të gjetur formulën për koalicionin qeverisës, shkruan Reporteri.net.

    Quni ka shkruar në Facebook se ka takuar Haskukën në vazhdën e përpjekjeve për të bërë një qeverisje më të mirë lokale.

    Ai ka shtuar se si dy partnerë në qeverisje, janë zotuar që do bëjnë të mundur ofrimin e shërbimeve më të mira e më cilësore.

    “Si dy partner në qeverisje, jemi zotuar që të bëjmë gjithcka që është e mundur që qytetarëve të Prizrenit tu ofrohen shërbime më të mira e më cilësore përgjatë vitit në të cilin sapo kemi hyrë”, ka shkruar ai.

    Kujtojmë se mosarritja e koalicionit mes VV-së dhe LDK-së jo vetëm që po sjell akuza mes zyrtarëve të këtyre dy partive ku po e fajësojnë njëra-tjetrën për dështuar, por të njëjtën kohë po sjell përplasje edhe brenda partisë së Isa Mustafës. /Reporteri.net

    https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=2460235120908340&id=1407202792878250

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!