Rekomandohet një lugë çdo mëngjes. Në sajë të numrit të madh të përbërësve të shëndetshëm që përmban, mjalti përdoret si produkt për shërimin e shumë sëmundjeve.
Mirëpo, një kompani kosovare shet mjaltë edhe kundër besëtytnive si: magjisë, syrit të keq dhe exhinëve, shkruan Reporteri.net.
Bëhet fjalë për kompaninë Bio Jeta e cila ndodhet me seli në Podujevë. Kjo kompani po mashtron qytetarët duke shfrytëzuar faktin se besëtytnitë, si në çdo popull janë të pranishme edhe tek populli shqiptar në masë të madhe.
Në përshkrimin që ipet në faqen e kësaj kompanie në Facebook, nuk specifikohet çmimi i këtij mjalti, mirëpo aty përmenden të gjitha “vetitë” shëruese që kinse posedon ky mjaltë.
Aty ndër të tjera thuhet se: largon stresin, largon vesveset, largon xhinët, përdoret kundër maxhisë, pagjumësisë e syrit të keq.
Kjo kompani ndër të tjera ofron mjaltë edhe kundër sterilitetit, mjaltë anti-kancer, mjaltë për fëmijët që kanë probleme me urinim, mjaltë për humbje peshe etj.
Ndryshe, motoja e kësaj kompanie është: Tek ne mundë të gjeni ilaç për çdo sëmundje përveç vdekjes. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.