×
  • Lajme
  • Lajme / Raporti

    Për periudhën 2018-2022, 84% të kosovarëve janë pajisuar me viza të zonës Shengen, 16% prej tyre u është refuzuar

    Reporteri
    09 Janar 2024 | 14:35

    Në të dhënat e publikuara së fundmi nga Ministria e Punëve të Brendshme, “Migrini 2018-2022”, thuhet se nga kërkesat e shtetasve kosovarë për t’u pajisur me vizë të zonës Shengen, 84 për qind prej tyre ishin pozitive, derisa 16 përqind janë refuzuar, shkruan Reporteri.net.

    Gjithashtu në raport thuhet se numri i shtetasve kosovarë me lejeqëndrime për herë të parë në vendet anëtare të BE-së dhe zonës Schengen, ka vazhduar të rritej. Krahasuar me periudhën e kaluar, dhënia e lejeqëndrimeve të para u rrit prej rreth 38.3%.

    “Kërkesat e përgjithshme për viza Schengen nga shtetasit kosovarë në misionet diplomatike dhe konsullore të shteteve anëtare të BE-së dhe në zonën Schengen, të akredituara në Republikën e Kosovës dhe vendet e rajonit, gjatë periudhës 2018 – 2022, ka shënuar rritje prej rreth 16.2%, krahasuar me periudhën e kaluar. Nga numri i përgjithshëm i kërkesave për viza Schengen, 84% ishin pozitive, ndërsa 16% u refuzuan”, bëhet e ditur në raport.

    Numri i kosovarëve që u pajisën me lejeqëndrime u rrit për 38.3% këtë periudhë, e që shumica prej tyre ishin me bashkim familjarë, 46%, dhe 36% me punësim, e rastet më të shumta janë në Gjermani, Slloveni dhe Kroaci.

    “Gjatë periudhës së referencës, numri i shtetasve kosovarë me lejeqëndrime për herë të parë në vendet anëtare të BE-së dhe zonës Schengen, ka vazhduar të rritej. Krahasuar me periudhën e kaluar, dhënia e lejeqëndrimeve të para u rrit prej rreth 38.3%”

    “Shumica e lejeqëndrimeve për herë të parë, të lëshuara për shtetasit kosovarë gjatë periudhës referuese kishin të bënin me bashkimin familjar 46% dhe qëllime punësimi 36%. Rreth dy të 24 tretat e shtetasve kosovarë që kanë leje të parë të qëndrimit të vlefshëm në vendet anëtare të BE-së dhe zonës Schengen, qëndrojnë në Gjermani, Slloveni dhe Kroaci”, thuhet në këtë raport të publikuar nga MPB./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!