Partia Demokratike e Kosovës kanë njoftuar se kanë anuluar tubimin përmbyllës të paraparë për nesër në Podujevë, në kuadër të zgjedhjes së jashtëzakonshme për kryetar të Komunës.
“Ashtu siç tashmë jeni njoftuar, Organizata Botërore e Shëndetësisë, e ka shpallur Pandemi koronavirusin. Në përputhje me vendimin e institucioneve përkatëse dhe planit parandalues kundër këtij virusi, ne kemi vendosur që të anulojmë tubimin përmbyllës në Podujevë, i paraparë për nesër, më 13 mars”, shkruhet në njoftim.
Kandidati i kësaj partie për kryetar të Komunës, Naim Fetahu, ka bërë të ditur se nesër do të mbajë një konferencë për të përmbyllur fushatën.
“E kuptoj gatishmërinë dhe vullnetin tuaj për një tubim madhështor, por si kryetar në asnjë rrethanë nuk mund ta vë në rrezik shëndetin tuaj. Unë do të mbaj nesër një konferencë përmbyllëse të fushatës” ka thënë ai./Reporteri/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.