×
  • Lajme
  • Lajme

    Për shkak të mungesës së stafit akademik, rrezikohen të mbyllen disa fakultete

    Reporteri
    13 Janar 2020 | 8:36

    Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” është duke u përballur me mungesë të stafit akademik në disa fakultete, ku në rast të mosplotësimit me kuadro rrezikohet edhe mbyllja e tyre.


    Por një gjë e tillë është mohar nga zyrtarë të Rektoratit të UP-së, të cilët pohuan se janë duke hapur konkurse për rekrutim të stafit në fakultetet ku ka mungesë të tyre, shkruan sot gazeta Zëri.

    Ndër problemet e shumta me të cilat po vazhdon të përballet Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” është edhe mungesa e kuadrove profesionale në disa programe të studimit. Ndër fakultetet me mungesë të theksuar të stafit akademik në UP janë: Fakulkteti i Inxhenierisë Elektrike dhe Kompjuterike (FIEK), Fakulteti i Bujqësisë dhe i Veterinarisë dhe Fakulteti i Mjekësisë.

    E për njohësit e çështjeve të arsimit në vend mungesa e kuadrove profesionale në UP nuk është risi. Në këtë gjendje ky universitet, sipas tyre, është duke u ballafaquar tash dy dekada.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!