Vetëm gjatë javës së kaluar (14-20.06.2021), për përdorim të telefonit gjatë ngasjes janë sanksionuar 739 shoferë, njofton policia.
Lajmin e kanë bërë të ditur në faqen e tyre në Facebook, pasi që përdorimi i telefonit nuk lejohet gjatë vozitjes së automjetit.
Policia a Kosovës ka shtuar aktivitet në trafik, për shkak të numrit të madh të aksidenteve, sidomos të atyre me fatalitet.
Së fundmi është konfiskuar numër i madh i patentë shoferëve si dhe komunikacioni po monitorohet edhe me anë të dronëvë.
Gjithashtu qytetarët po bashkëpunojnë me policinë për rastet kur po tejkalohet në vijë të plotë, duke dërguar foto apo video nga vendi i ngjarjes.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.