×
  • Lajme
  • Lajme

    Për të tretën herë brenda ditës, Sami Lushtaku poston fotografi të tubimeve të PDK-së ku nuk respektohen masat anti-Covid

    Reporteri
    17 Janar 2021 | 22:06

    Sami Lushtaku, Kryetar i PDK-së në Skenderaj, ka postuar një fotografi nga një odë në Vojnik ku shihet disa persona të grumbulluar.


    Personat në fotografi të cilat i ka shpërndarë Lushtaku shihet se nuk po e mbajnë distancën e as maskat.

    E ky është postimi i tretë i Lushtakut brenda kësaj dite, ku shihen mbledhjet e PDK-së pa distancë e pa maska.

    Në fotografi shihen edhe kandidatët për deputetë, Ardian Kastrati, Ganimete Musliu, Evgjeni Thaçi-Dragusha dhe Mihane Kadriu.

    Postimi i tij i plotë:

    Vojniku ashtu si gjithmonë kur është nevoja, është i bashkuar në mbështetje të Partisë Demokratike të Kosovës. Ky vend është i brymosur me PDK-në dhe këtë e dëshmuar gjithmonë. Ky vend të jap vullnet e motiv për të rrugëtuar drejt fitores! SL

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!